Hidhen themelet për 524 apartamentet në Laç


Hidhen themelet për 524 apartamentet në Laç

15:37 23/12/2020

Rama e Erdogan: Lagja, simbol i miqësisë së dy popujve

Në Gusht të 2021-shit, 524 apartamentet që kanë nisur të ndërton nga qeveria e Turqisë në Laç nga një kompani turke do t’ju dorëzohen familjeve që ngelen pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për kryeministrin Rama dhe për Presidentin turk Erdogan që përshëndeti përmes një lidhje direkte ceremoninë e organizuar në kantierin e ndërtimit,  kjo lagje veç të tjerash është simbol i miqësisë mes dy popujve.

“Është shprehja kuptimplotë e një vullneti për ta fuqizuar dhe për ta ushqyer me akte konkrete bashkëpunimi këtë miqësi”, tha Rama.

“Këto shtëpi do të shërbejnë si një shenje e re e miqësisë Shqipëri-Turqi”, tha Erdogan.

Por veç ndërtimit të pallateve, me këtë ndërhyrje po i jepet zgjidhje dhe problemit të përmbytjeve në këtë zonë.

“Ne arritëm të sistemojmë më në fund përroi e vjetër që ishte një gangrenë dhe që me rrëmbimin e tij të herë pas hershme përmbyste në mënyrë sistematike qytetin”, tha Rama.

Në programin e rindërtimit, Laçi është ndare në dy zona, në zonën 1 që po financohet nga qeveria turke dhe në zonën 2, ku po punohet me fondet e buxhetit e po ndërhyhet në godinat publike si shkollat, spitali i qytetit dhe në ndërtesën e bashkisë.

Tv Klan






Të ngjashme