Mensa e Komisariatit 2, ku policët hanë mirë dhe lirë (3 Mars 2001)
Kjo është kuzhina e Komisariatit 2 e cila gatuan çdo ditë për punonjësit e policisë. Këtu përgatitet mëngjesi, dreka e darka për dy grupet e gatshme të Komisariatit 1 dhe 4 si dhe për specialët e BRISK. Rreth 70 veta të cilët qëndrojnë në punë 24 orë. Vetëm policia në gadishmëri mund të hajë falas në këtë menzë. Ndërsa, efektivat dhe punonjësit e turnit detyrohen t’a paguajnë vaktin. Çmimet këtu janë të lira. Gjellëve nuk u mungon për asnjë ditë mishi. Norma e ushqimit është e përcaktuar nga ministria./tvklan.al