Ke puthur ndonjëherë dy meshkuj në të njëjtën kohë? Si përgjigjet Vivien
Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, u shoqërua me replika e tensione në studio, teksa kryefjala e javës ka qenë debati mes Saimirit dhe Vivienit, e cila u eliminua.
Ky debat, madje u mendua që ishte edhe arsyeja që 33-vjeçari nuk i dha trëndafil Vivienit, por ai u shpreh se kishte arsye të tjera dhe se vendimin për të e kishte marrë dy javë më parë.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 27-vjeçarja ka folur pak më shumë për këtë debat dhe për konceptin e saj lidhur me puthjen.
Gjithashtu ajo është pyetur nëse ka puthur ndonjëherë dy meshkuj në të njëjtën kohë, teksa nuk ka nguruar të japë përgjigjen.
Për ty puthja është një premtim?
Është një premtim i vogël por që ai/ajo që e merr ka një si kontratë të vogël dashurie, paraprake, para se të njihen mirë. Por unë mendoj që është një shumë e rëndësishme dhe shumë e bukur dhe nuk ka pse t’i bie vlera.
Kur del me një djalë, të ndodh që e puth që në takimin e parë?
Jo deri nuk është se më ka bërë njeri që të bie mbrapsht dhe të ndodhi kjo gjë. Gjithmonë jam e shtruar, jam e logjikuar te kjo pjesë. Në momenti që bie në dashuri është diçka e pakontrollueshme dhe përveç puthjes mund të ndodhi çdo gjë në takim e parë.
Po Saimirin pse vendose ta puthësh që në takimin e parë?
Doja t’i bija në sy dhe i rashë Saimirit dhe të gjithëve.
Bie në dashuri që me puthjen e parë?
Jo. Nuk bihet kështu në dashuri, nuk është kjo mënyra e të rënit në dashuri dhe unë u mundova aq sa pata mundësi ta sqaroja punën e dashurisë. Dashuria është e pakontrollueshme dhe nëse fillohen këto llogaritë e dashurisë nuk është dashuri domethënë.
Të ka ndodhur në jetë të kesh puthur dy meshkuj në të njëjtën kohë?
Jo, jo. Kam qejf që t’i ndaj ato marrëdhëniet me meshkujt , përfundoj njërën dhe pastaj të filloj tjetrën. Nuk më ka ndodhur kjo dëshirë që unë kam, që t’i ndërpres marrëdhëniet para se të filloj një tjetër.
Megjithatë, nuk është se më ka ndodhur kjo gjë. Besoj se është më e sakta sepse je më e qartë kur ke të bësh vetëm me njërin.
Një puthje është pëlqim apo premtim për ty?
Pëlqim dhe një pëlqim shumë i madh sepse nëse ti ke dëshirë ta puthësh atë, ke dëshirë edhe të flasësh dhe të kalosh kohën me të. Nëse nuk ta jep atë impaktin, të paktën që të të vijë ta puthësh, nuk ka për të pasur asnjëherë asgjë, siç më ndodhi mua me Saimirin.
Pak më parë the se puthja është edhe një farë premtimi i vogël?
Është një premtim i vogël i dashurisë, por që në këtë kontekst, mendoj që nuk duhet të jetë kaq e theksuar sepse Saimiri ka një përgjegjësi morale ndaj të gjitha vajzave dhe nuk duhet t’i bëjë që të ndihen keq në asnjë lloj momenti. Megjithëse mund të mos ketë pëlqime ndaj tyre.
Nëse një djalë nuk të pëlqen sesi të puth, apo pas puthjes nuk ke një kimi me të, do të vazhdoje ta njihje?
Jo absolutisht. Mbaj mend që më ka ndodhur para disa vitesh diçka e tillë dhe thjesht fika telefonin dhe nuk u duka fare në botën e atij djalit. Por që sa më shpejt ta kuptosh këtë gjë, aq më mirë është sepse edhe ai ka mundësi të njohë dikë tjetër, edhe ti nuk je më me atë sikletin që nuk do të kesh një marrëdhënie me të.
Po me Saimirin si ndodhi?
Nuk pendohem për atë puthjen që dhashë në fillim dhe që u bë nami, hëngra shumë fjalë. Fjalë të mira më shumë se sa të këqija. Pastaj vijoi takimi, i dhashë publikut një emocion shumë të madh dhe mora një feedback shumë të mira prej tyre. Ju jam shumë mirënjohëse.
Cili ishte synimi yt në Love Story, për Saimirin apo për famë?
Unë doja të njihja dikë të ri në jetën time, dikë që mos të kisha pasur kontakte më përpara sepse për shkak të punës time njoh shumë njerëz vërdallë dhe gjithmonë qëllonte që një person ta njihja.
Më tërhoqi kjo gjë, më tërhoqi dhe Saimiri, të paktën nga ana fizike, por kur fillova ta njihja, bindjet e mia binin ndesh me bindjet e tij dhe thjesht nuk u përshtatëm. Unë i jam shumë mirënjohëse edhe Saimirit që nuk ma dha atë trëndafilin e fundit sepse thjesht do ishim në siklet të dy. Edhe unë që s’më rri goja, por jo pa të drejtë. Nuk besoj se kam shprehur ndonjë gjë më shumë se ç’duhet./tvklan.al