Ngritja e GJK, Soreca: Ishte kusht për tryezën ndërqeveritare me BE

Luigi Soreca

Ngritja e GJK, Soreca: Ishte kusht për tryezën ndërqeveritare me BE

19:27 23/12/2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në mediat sociale, Soreca shkruan se është një arritje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, dhe sipas tij duhet mbajtur tryeza e parë ndërqeveritare.

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës.

Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamenti, KED dhe Institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë.

Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë”, shkruan Soreca./tvklan.al






Të ngjashme