Frika nga sëmundja e lopës së çmendur ul konsumin e mishit në Fier – (6 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Frika nga sëmundja e lopës së çmendur ka ulur ndjeshëm konsumin e mishit në qytetin e Fierit. Edhe pse tregtarët e mbajnë mishin të ekspozuar, në mënyrë të dukshme, ku kuptohet se ai është mish vendi, blerja e mishit të lopës dhe viçit është bërë e papërfillshme. Blerësit kanë braktisur dyqanet dhe si rezultat konsumi i mishit në rreth është ulur rreth 60%. Për këtë problem në prefekturën e qarkut të Fierit është zhvilluar edhe një seminar me pjesëmarrjen e veterinerëve të bashkive Fier, Lushnje dhe Mallakastër./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora