Seminari në burgun 313, riedukimi i minorenëve në burgje – (6 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është shkolla e policisë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë 313 në Tiranë. Sot kjo shkollë ka filluar një seminar treditor, me pjesëmarrës nga burgjet e kryeqytetit. Në këtë seminar merrnin pjesë edhe drejtori i shkollës së policisë së burgjeve bavareze në Gjermani, Bernard Vydran.
Tema kryesore e këtij seminari, ishte riedukimi i minorenëve, të cilët vuajnë dënimin në burgje. Këtë temë e mbajti doktoresha Lira Gjika, e vila e ndihmuar edhe nga Komiteti Europian, po merret me këtë çështje. Zonja Gjika theksoi, se në burgjet e kryeqytetit vuajnë dënimin rreth 30 minorenë, të cilët kanë nevojë për një trajnim më të mirë nga personeli dhe një ndihmë më të madhe nga shteti, që këta të mitur të mos i kthehen më rrugës së krimit.
Më pas e mori fjalën dhe drejtori i burgut 313 Xhemal Qefalia. Tema për të cilën ai referoi, ishte “Funksionimi i komisionit disiplinor, në burgje”. Më pas folën dhe referues të tjerë pjesëmarrës në këtë seminar./tvklan.al