Dokle e Pollo, deklaratat për konfliktin në Maqedoni – (6 Mars 2001)


Dokle e Pollo, deklaratat për konfliktin në Maqedoni – (6 Mars 2001)

14:36 06/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në deklaratat e saj për konfliktin në Maqedoni. Sipas kryekomisionerit për politikën e jashtme Godo, më parë duhen identifikuar shkaktarët, e pastaj të dënohen terroristët. Pas mbledhjes së komisionit të jashtëm Godo kërkoi, që të zhbllokohet menjëherë kufiri Maqedoni-Kosovë. Ndërsa Këshilli i Sigurimit, nuk duhet të merret me këtë çështje.

Sabri Godo:- “Në përgjithësi, unë nuk mund të deklarohem i kënaqur me njoftimin që ka bërë qeveria, lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni, duhet të flisnin një çik me tone më të qarta dhe më të prera. Së pari duhet të kërkohet identifikimi i personave që janë të implikuar në këto ngjarje. Së dyti gjithsesi t’i kërkojmë në mënyrë më të qartë palës maqedonase të mos kalojnë në marrjen e masave ekstreme”.

Të njëjtin qëndrim kanë shprehur dhe drejtuesit e Partisë Demokratike të Re, Kalakula e Pollo. Sipas Pollos, janë pa vend, madje të papranueshme deklarimet nga Moska, që krahasojnë Kosovën e Maqedoninë, me Çeçeninë dhe Dagestanin./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme