Rekord i ri infektimesh në Britaninë e Madhe
Nuk reduktohen shifrat në Gjermani, pavarësisht ashpërsimit të masave
24-orëshi i fundit riktheu shifrat e larta të pandemisë në gjithë globin. Situata vazhdon të jetë shqetësuese në Gjermani ku këtë të enjte u shënuan mbi 32 mijë infektime të reja dhe 805 viktima. Ekspertët thonë se vendosja e masave të ashpra duhej të kishte dhënë tashmë efektet e pritshme me reduktimin e shifrave, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Rekord i ri infektimesh në Britaninë e Madhe ku duket se qarkullimi i variantit të ri të koronavirusit ka hedhur poshtë të gjitha arritjen e masave të ashpra të javëve të fundit. Ky 24 orësh shënoi mbi 39 mijë raste të reja infektimesh. Vdekjet ditore shënuan rekordin e valës së dytë me 744 raste.
Nivele rekord shënuan infektimet ditore edhe në Çeki, ndër vendet e para që ashpërsuan masat në Nëntor, por duket se lehtësimi i tyre ka nxitur shtimin e rasteve. 24 orëshi i fundit shënoi mbi 14 mijë infektime të reja, një shifër pranë rekordeve në këtë vend.
Të qëndrueshme janë shifrat në Francë dhe Itali, ndërsa në Shtetet e Bashkuara numri i infektimeve dhe viktimave vijon të jetë i konsiderueshëm.
Tv Klan