Policia rrugore gjoba furgonave tek rruga e Elbasanit – (9 Mars 2001)


Policia rrugore gjoba furgonave tek rruga e Elbasanit – (9 Mars 2001)

18:38 09/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këshilli bashkiak në Janar vendosi vendqëndrimet e ligjshme të mjeteve taksi, që qarkullojnë në Tiranë. Një vend është ky këtu, në dy krahët e rrugës së Elbasanit. Bashkia këtë vend e njeh si vendqëndrim, të 30 furgonëve, 15 nga njëri krah dhe po kaq nga ana tjetër. Atë që bashkia e bënë të ligjshme, të gjen belaja me policinë, e cila nuk lejon parkimin e mjeteve këtu.

Sipas inspektorëve në policinë rrugore, shoferët e ardhur nga rrethet nuk kanë stacion të tyre, pasi lënë pasagjerët ata duhet të nisen bosh. Ndërhyrja për zhvendosjen nga këtu nuk bëhet shpesh, largohen prej këtej vetëm kur trafiku bllokohet keqas. Ndërsa inspektori i tregjeve dhe taksave, Ramazan Byku në bashki thotë:

“Këtu në këtë vend që jemi ne, lejohen të rrinë 15 furgona me targa të verdha. Detyrimisht policia nuk duhet të vijë me absolutisht këtu në bazë të këtij vendimi që kemi ne”.

Kështu derisa të njihet vendimi i këshillit bashkiak nga policia, ajo do të gjobisë me valë furgonat që gjenden këtu./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme