Ministri Imami flet për vendimin e KLD ndaj gjyqtarëve të Fierit – (9 Mars 2001)


Ministri Imami flet për vendimin e KLD ndaj gjyqtarëve të Fierit – (9 Mars 2001)

15:19 09/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Drejtësisë Arben Imami, ka cilësuar të pjesshëm vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndaj dy gjyqtarëve të Fierit. Në një konferencë për shtyp, ndonëse ai ka çmuar si një fitore të drejtësisë, vendimin e këtij këshilli, për shkarkimin e gjyqtares Arta Dano, ka shprehur rezerva për vërejtjen e rëndë me paralajmërim, që i është dhënë gjyqtarit Dritan Devole.  

Arben Imami, Ministri i Drejtësisë:- “Unë nuk i shoh si konfliktuale situatën, e rëndësishme është që KLD një zëri u shpreh për të mbajtur qëndrim ndaj bashkëpunimit të strukturave të drejtësisë me krimin, në një rast siç është ky. Unë do të çmoja këtë, si një fitore të drejtësisë kundrejt padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit në drejtësi”.

Ky, tha më tej Ministri i Drejtësisë është vetëm hapi i parë për dënimin e personave të implikuar në këtë çështje, që do të pasohet më tej nga hapa të tjerë. Në këtë kontekst, përfundoi ai, nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis me krimin./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme