Lojë skuadre për klubet italiane
Golat shënohen jo vetëm nga sulmuesit
Në fundin e këtij viti kalendarik ka vend për të hedhur sytë nga statistikat. Në një klasifikim të publikuar nga shtëpia e statistikave, OPTA, shihet dominimi i skuadrave italiane për numrin e futbollistëve që kanë gjetur rrjetën në këtë vit 2020.
Roma është ajo që kryeson. Për kryeqytetasit kanë shënuar 20 futbollistë të ndryshëm, mes të cilëve edhe mbrojtësi i kombëtares tonë, Marash Kumbulla. Loja në grup i ka shndërruar skuadrat e Seria A në ekipe tepër efektive para portës.
Pas kryeqytetasve pozicionohet Interi. Zikaltërit kanë shënuar me 19 futbollistë të ndryshëm, duke mos treguar varësi tek dyshja e sulmit, Lukaku-Martinez.
Në të njëjtat pozita ndodhën edhe spanjollët e Real Betis e anglezët e Chelsea, me nga 19 futbollistë golashënues. Top 5 në 5 ligat kryesore e mbyll Sampdoria.
Edhe pse pa shumë shkëlqim në këtë vit dhe me një super Quagliarella në sulm, kanë gjetur rrjetën 18 futbollistë të ndryshëm. Ajo që bie në sy është fakti se mungojnë skuadrat angleze, gjermane dhe ato franceze.
Kjo statistike tregon qartë se në këto kampionate detyrat janë të ndara dhe shënimi i golave iu është besuar dhe është obligim i lojtarëve në repartet e avancuara.
Tv Klan