Enxhëll kujton Krishtlindjen më të bukur me të ëmën
Ndodhemi tashmë në javën e gjashtë të spektaklit Love Story në TV Klan, një puntatë e cila u shoqërua me shumë debate e tensione.
Sot është Krishtlindje dhe vajzat kanë vendosur të festojnë në zemër të qytetit, ku nuk kanë munguar urimet për publikun dhe njerëzit e tyre të afërm.
Flavia, Suela dhe Enxhëll kanë dhënë edhe nga një intervistë për programin “Daily Love Story”, ku kanë treguar për përjetimet e tyre në këtë Krishtlindje.
Enxhëll ka rrëfyer edhe për kujtimin më të bukur që ka për Krishtlindje, teksa shprehet se ka qenë periudha kur e ëma e saj e merrte përdore bashkë me vëllanë dhe i çonte në kishë.
Si po ndihesh në këtë atmosferë Krishtlindjesh?
Gëzuar Krishlindjet të gjithëve!
Si të kanë gjetur këto Krishtlindje këtë vit?
Hajt më, sepse 2020-ta ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë shqiptarët, qoftë nga pandemia, qoftë nga tërmetet sepse nuk dua t’i përsëris, por ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë ne.
Çfarë domethënie kanë Krishtlindjet për ty?
Atmosferë festive, së bashku me familjen, shoqërinë, njerëzit tanë të dashur. Harrojmë inatet, zënkat, sherret, bëhemi të paqtë. Mundohemi të sjellim sa më shumë dashuri në prag Krishtlindjesh.
Këto Krishtlindje këtë vit për mua janë shumë speciale sepse jam pjesë e një reality dashurie.
Je ti tip që bën dhurata?
Po në fakt jam.
Cila është dhurata më e bukur që ke bërë këtë vit?
Dhurata më e bukur që kam bërë është diçka shumë e vogël por mora shumë dashuri nga personi që ia dhurova. Vëllai im është në shkollë për infermier dhe unë i dhurova një stetoskop dhe një përparëse të bardhë dhe ai u gëzua shumë.
Po ti ke marrë ndonjë dhuratë për Krishtlindje?
Ende jo. Në fakt çdo vit kam marrë dhurata nga familja apo shoqëria, por tani ndoshta mund të marrim nga një dhuratë tjetër.
Cila është dhurata më e bukur që ti ke marrë ndonjëherë për Krishtlindje?
Unë mjafton të ndihem mirë, të më falin kënaqësi, pozitivitet, energji dhe ajo është kënaqësia më e madhe.
Cili është kujtimi më i bukur që ke pasur për Krishtlindje?
Kam qenë shumë e vogël dhe kur na merrte mami me vëllanë dorë për dore dhe na çonte në kishë dhe ky është kujtimi më i bukur.
Çfarë pret nga viti 2021?
Kam pasur plane që para pandemisë për të hapur diçka time, një brand, por e lash në mes sepse nuk munda të udhëtoj jashtë. Por uroj dhe shpresoj që këtë vit ta realizoj.
Po 2020 çfarë kishte diçka të bukur për ty?
Ardhja ime në spektakël. Nga gjithë ato gjera që kemi kaluar të gjithë, kjo është gjëja më e bukur.
Si e ke përjetuar rrugëtimin në spektakël deri tani?
Kam pasur më shumë komente pozitive, i falenderoj të gjithë. Më kanë bërë të ndihem mirë.
Kam njohur vajza të reja, jemi karaktere të ndryshme, kemi ato debatet por në fund të fundit shkojmë të gjitha mirë me njëra-tjetrën. Simodos sot që është Krishtlindje i falim të gjitha gjërat që kemi bërë. Takimet me Saimirin kanë qenë shumë interesante, ashtu siç unë i prisja.
Ke ndonjë mesazh për publikun?
U uroj të gjithëve Krishtlindje sa më të gëzuara dhe të paqta, shëndet dhe dashuri. Veç të mira paçi që të gjithë./tvklan.al