Valentina takim romantik me Saimirin, tregon për aksidentin dhe humbjen e mamasë


Valentina takim romantik me Saimirin, tregon për aksidentin dhe humbjen e mamasë

19:20 25/12/2020

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, u shoqërua me debate e tensione por edhe emocione të shumta, teksa Saimiri pati tre takime me tre nga vajzat.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një takim me Valentinën, një nga konkurrentet e reja të këtij reality dating show.

Dyshja janë takuar në vilën e princit, ku kanë shijuar një kokteil dhe kanë ndarë një bisedë të këndshme.

Veç të tjerash Valentina i ka rrëfyer Saimirit për aksidentin që kishte pësuar para disa vitesh me të ëmën, e cila kishte humbur jetën.

Saimiri: Çkemi Valentina! Je shumë elegante

Valentina: Faleminderit shumë

Saimiri: Si u ndjeve natën e parë

Valentina: Isha e emocionuar, por njëkohësisht shumë e lumtur sepse kur të takova, buzëqeshja jote, shikimi yt, më dha siguri. U ndjeva shumë mirë.

Saimiri: Natën e parë kur të pashë kishe një shkëlqim në sy dhe shumë pozitive.

Valentina: E lexove letrën?

Saimiri: Unë letrat i lexova të treja, por nuk e di a do ju kem gjetur.

Valentina: E shkruajta kastile atë shkëlqimin e syve por…

Saimiri: Më duket se e kam gjetur por nuk jam i sigurt. Do ta lexoj pastaj në fund edhe njëherë, që ta di.

Valentina: Kam ardhur nga Italia sepse kur kam një gjë në mendje asnjëherë nuk ndaloj dhe çdo gjë që dua e marr gjithmonë. Mund të duhet pak kohë ose shumë kohë, por asnjë gjë nuk më ndalon. Nuk kam frikë nga asnjë gjë.

Saimiri: Nuk ke frikë nga konkurrenca e vajzave të tjera?

Valentina: Jo fare. Kam shumë besim tek vetja dhe çdo gjë e kam marrë me forcat e mia. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqen të luftoj dhe nuk më pëlqejnë gjërat e thjeshta.

Saimiri: Më vjen mirë sepse edhe unë i kam qejf vajzat e forta që kanë kurajo, që nuk tërhiqen.

Valentina: Mendoj se kam ndryshuar pak që kur kam pësuar një aksident me mamin me makinë kur isha 18 vjeçe dhe e kam humbur mamin.

Saimiri: Më vjen keq!

Valentina: Më ka ndryshuar komplet sepse kisha një marrëdhënie shumë të mirë me mamin. Por më ka bërë më të fortë, më të pjekur dhe çdo gjë tjetër në krahasim me këtë që më ka ndodhur më duket…nuk kam frikë nga asnjë gjë dhe asnjë gjë nuk më ndalon.

Saimiri: Sigurisht është gjëja më e rëndë që të humbësh një nga prindërit.

Valentina: E di që edhe tani po na shikon dhe është shumë e lumtur që unë jam këtu me ty.

Saimiri: Ajo do ishte e lumtur që ti ke marrë guximin të vish këtu dhe që je një vajzë e mrekullueshme. Unë kam përgatitur disa kokteile

Valentina: Më surprizo ti mua…ndonjë gjë të ëmbël. Çfarë ke qejf të bësh në kohën tënde të lirë?

Saimiri: Un do kërceja me ty se më the atë ditë që ke bërë balet

Valentina: Çfarë lloj kërcimi do të të pëlqente?

Saimiri: Kto latinet i kam shumë qejf në fakt. Çfarë do kishe dëshirë të bëje nëse do kishim një takim tjetër.

Valentina: Më pëlqen shumë natyra dhe kuajt. Do më pëlqente të iknim diku edhe afër detit do ishet shumë bukur.

Saimiri: Kam hipur në kalë kur kam qenë 7 vjeç dhe u ngrit kali me dy këmbë dhe më hodhi, që atëherë nuk kam hipur më. Unë nuk e dija që nëse e tërheq majtas, ai merr djathtas. Unë atëherë doja të ikja majtas dhe e tërhiqja majtas dhe u bëra çorap. Po për ty do ikim.

Valentina: Unë jam shumë e mirë, nuk e di nëse ti do jesh aq mirë sa unë sepse afër shtëpisë kam fermë që ka kuaj dhe zakonisht iki atje. Bëj xhiro nëpër mal me kalin. E gjete letrën time cila ishte?

Saimiri: U bëra pak lëmsh por ma lexo njëherë. Ti ishe ajo me atë shkrimin si doktorreshë, unë mezi e lexova.

Valentina: Unë do jem arsyeja e shkëlqimit të syve të tu, ashtu siç do jesh ti arsyeja e shkëlqimit të syve të mi. Këtë gjë e kam shkruajtur sepse më kujtohet që natën e parë më ke thënë që kisha një ndriçim te sytë dhe më ka mbetur në mendje.

Saimiri: Ke vërtetë një ndriçim të paharrueshëm. Çfarë kënge do kishe qejf t’ia dedikonim ne të dyve?

Valentina: Një këngë italiane

Saimiri: E dëgjoj shumë muzikën italiane dhe është një nga të preferuarat. Si u ndjeve atë natë, ishte ashtu siç e imagjinoje?

Valentina: Në fakt nga ekrani mendoja se ishe më i ftohtë, më i mbyllur por vërtetë sa të pashë, sa më buzëqeshe ndjeva një ngrohtësi.

Saimiri: Ajo ishte nata e parë për ju dhe unë putha një nga vajzat. Si ishte kjo për ty?

Valentina: Nuk e prisja në fakt dhe kur e pashë u mërzita. Sa erdha pashë puthjen, nuk u ndjeva mirë. Puthja është shumë e rëndësishme, shumë intime.

Saimiri: Unë shoh a ndjejë për një vajzë apo jo, duhet të shkoj edhe tek një puthje. Sepse ndjenja vetëm duke folur është shumë larg. Duhet një moment shumë intim që ti të kuptosh ndjen për të apo jo.

Valentina: Nga njëra anë ke edhe të drejtë sepse kur puth dikë kupton nëse vërtetë ndjen diçka për atë personin. Por është gjë që duhet ta bësh me dikë që vërtetë ndjen dhe shpresoj mos të ndodhi më. Edhe në qoftë se ndodh, me mua.

Saimiri: Valentina, edhe pse ishte një takim i shkurtër, mu bë qejfi që të takova, që të njoha pak më mirë, dhe të shoh në të ardhmen si do na shkojë ky rrugëtim, si do shkojnë takimet.

Valentina: Besoj se nëse takohemi prapë, me kuaj do jetë një takim argëtues.

Saimiri: Ndoshta do ta bëj surprizë

Valentina: Më pëlqejnë surprizat./tvklan.al






Të ngjashme