Gënjeu policët se ishte plagosur me armë, zbardhet e vërteta
Një person është vënë në pranga në Dibër pasi gënjeu policët se ishte plagosur në këmbë me armë. F.Z, 52-vjeç, kishte mbërritur në qendrën Shëndetësore Maqellarë mbrëmjen e së premtes dhe pretendonte se ishte plagosur me armë nga disa persona të paidentifikuar.
Por kjo histori ishte e sajuar nga ai. Kjo pasi, sipas hetuesve, F.Z. ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur me një kamionçinë në sensin e kundërt të rrugës. Në një moment, ai ka zbritur nga automjeti dhe është dëmtuar në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.
Nga testi i alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l. Ndaj 52-vjeçarit tashmë rëndon akuza e drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt dhe kallëzim i rremë./tvklan.al