“Dixhitalizo një nxënës”, Bashkia e Tiranës mbështet nismën e veçantë


“Dixhitalizo një nxënës”, Bashkia e Tiranës mbështet nismën e veçantë

15:07 26/12/2020

Veliaj: Të solidarizohemi me fëmijët e familjeve në nevojë

Për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të familjeve në nevojë, Bashkia e Tiranës ka mbështetur nismën “Dixhitalizo një nxënës”.

“Fakti që Parlamenti Rinor ka vendosur të jetë praktik duke propozuar një nismë konkrete, ku një nxënës ‘adopton’ një nxënës tjetër duke i dhuruar një tabletë digjitale – dikush mund ta ketë të përdorur, dikush e ka të re, ose dikush që i ka mundësitë ekonomike blen edhe një për vete, edhe një për shokun a shoqen – por, kur secili përfshihet në një nismë të tillë, mund ta quajmë një histori suksesi”.

Nisma e ideuar nga Parlamenti Rinor dhe e mbështetur nga Bashkia Tiranë ka nisur me gjimnazin “Sami Frashëri”, ku dy nxënësit e parë të saj përfituan nga një tablet, i cili do t’u vijë në ndihmë për mësimin online.

Tv Klan






Të ngjashme