Gjobë 10 milionë lekë 3 lokaleve në Korçë
Organizuan festë dhe thyen masat antiCovid
Pronarët e 3 lokale në qytetin e Korçës janë ndëshkuar me 10 milionë lekë, për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCovid.
Sipas policisë janë ndëshkuar dy lokale që ushtronin aktivitetin në bulevardin “Republika” në qytetin e Korçës dhe një tjetër në fshatin turistik të Dardhës, pasi kanë organizuar festë duke shkelur edhe masat antiCovid.
Prej datës 24 Dhjetor në vendin tonë ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00 me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tv Klan