“Love Story” premton emocione, çfarë pritet të ndodhë këtë hënë


“Love Story” premton emocione, çfarë pritet të ndodhë këtë hënë

18:52 26/12/2020

Një mbrëmje dinamike dhe plot surpriza na pret këtë të hënë në spektaklin “Love Story”, në TV Klan, teksa nga 10 konkurrente pritet të mbeten vetëm 9-të.

E eliminuara për puntatën e shkuar ishte vetëm Vivien, ndërkohë që ndryshoi edhe formula e eliminimeve, nga dy largime tani do të kemi vetëm një.

Saimiri kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Meri ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kaluan ditën bashkë. Ata bënë një shëtitje me makinë dhe më pas në vilën e princit për të zbukuruar pemën e Krishtlindjes.

Ndërkohë, ai pati edhe një takim me Redonën, ku ndanë një bisedë të këndshme duke shijuar një kokteil.

Çfarë ka ndodhur me vajzat dhe Saimirin në takimin e kësaj jave? Cilat konkurrente ka zgjedhur ai për takimet e gjata? Cila do të jetë e eliminuara për javën e shtatë?
Këto dhe përgjigjet e shumë pyetjeve të tjera do t’i zbuloni këtë të hënë, në Love Story, në orën 20:15 në TV Klan./tvklan.al






Të ngjashme