Trafiku i klandestinëve, kapen kurdët në Gjirokastër – (10 Mars 2001)


Trafiku i klandestinëve, kapen kurdët në Gjirokastër – (10 Mars 2001)

19:45 10/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Posta kufitare e policisë Kakavijë, ka arritur të ndaloj 45 kurdë, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ky aksion, ka ndodhur në fshatin Dritë të Gjirokastrës, pasi kishin kaluar nga shteti grek. Pas kësaj, policia u vu në ndjekje të organizatorëve të këtij trafiku, duke ndaluar një prej trafikantëve, Viktor Gjika.

Ndërsa gjatë hetimeve rezultoi se organizator ishte një tjetër njeri. Abin Mici, i cili i niste grupet e kurdëve nga Athina për në tokën shqiptare, ku këtu i prisnin të tjerë. Policia, pasi kreu procedurat për kthimin e grupit të klandestinëve, po heton mbi pjesëtarët e organizimit të këtij trafiku./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme