Varianti i ri i COVID ‘pushton’ disa vende në Evropë


Varianti i ri i COVID ‘pushton’ disa vende në Evropë

09:33 27/12/2020

Franca, Spanja dhe Suedia kanë zbuluar rastet e para të variantit të ri të COVID-19, që në fillim u shfaq në Britaninë e Madhe. Sipas autoriteteve shëndetësore të gjithë rastet e reja janë të lidhura me udhëtimet nga Britania.

Suedia zbuloi rastin e fundit të shtunën, kështu njoftohet nga  agjencia suedeze e shëndetit publik, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër COVID.

Ndërkohë katër raste u konfirmuan në Madrid për herë të parë në Spanjë dhe bëhet me dije se të katër pacientët kishin udhëtuar së fundmi nga Britania e Madhe.

Autoritetet franceze njoftojnë po gjurmojnë kontaktet e të infektuarve dhe laboratorët po analizojnë testet nga disa persona të tjerë që dyshohet se janë infektuar me variantin e ri.

Danimarka, Holanda, Italia dhe Gjermania si dhe vende të tjera jashtë Evropës, kanë raportuar gjithashtu raste në ditët e fundit të variantit të ri, për të cilin autoritetet britanike thanë se duket 70% më ngjitëse se COVID-19.

Tashmë Britania është izoluar nga vendet e tjera të botës, pasi shumë shtete kanë ndaluar udhëtimet dhe shumë qeveri të tjera kërkojnë test negativ për udhëtarët. Britania e Madhe konfirmoi rastin e parë me variantin e ri në 19 Dhjetor./tvklan.al






Të ngjashme