Ministria e Bujqësisë ndalon importin e mishit nga Britania – (10 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas sëmundjes së lopës së çmendur në Britaninë e Madhe, një tjetër sëmundje e bagëtive preku Britaninë, Afta Epizotike, për të cilën konsumatorët e mishit u shqetësuan. Por në vendin tonë as sëmundja e lopës së çmendur dhe as afta epizotike nuk kanë mbërritur.
Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, afta epizotike është një sëmundje infektive që prek vetëm kafshët, njerëzit nuk infektohen nga kjo sëmundje. Përveç kësaj, virusi infektiv i kësaj sëmundje shkatërrohet në temperaturën 56 gradë celcius, prandaj ajo nuk mund të qëndorojë gjatë gatimit të mishit.
Ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, janë ngritur grupet e shërbimit veterinar që merren me kontrollet e mishit, si edhe është ndaluar prej kohësh importimi i mishit nga Britania e Madhe./tvklan.al