Fitimet nga biznesi i varrezave në kryeqytet – (10 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ky është një biznes që vitet e fundit janë shtuar shumë. Janë qindra familje që jetojnë më fitimet e shitjes së luleve pranë varrezave, me punimet e varreve, shërbimet funerale dhe transportin e udhëtarëve. Vetëm në rrugën që të çon në varrezat e Sharrës në kryeqytet, janë rreth 100 tregtarë të tillë. Për çdo ditë të javës, kjo është puna e tyre.
Fitimet fillojnë nga shumat më të vogla deri tek milionat. Kështu nga kjo punë, shoferët e furgonëve kanë dyfishuar çmimin e biletës edhe tregtarët e luleve po ashtu, për të ardhur deri tek punëtorët që bëjnë varrin, që kushton shumë. Kështu nga kjo tregti janë një kategori e madhe njerëzish, që jetojnë me biznesin e vdekjes./tvklan.al