Librat e rinj të dalë në librari – (10 Mars 2001)


Librat e rinj të dalë në librari – (10 Mars 2001)

12:12 10/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në libraritë e ndryshme, numri i librave që i ofrohen tashmë lexuesit shqiptar është shtuar. Kështu në javën që kaloi, në këto librari, titujt e librave të rinj që kanë dalë në shitje janë këto. “Pema që kërcen”, një roman i autorit grek Kostas Asimikopulos. Një tjetër roman ofrohet nga autori Gustav Flober, me titull “Tundimi i Shën Antuanit”.

Ndërsa librat e botuar me përmbajtje studimore, këtë javë janë, “Historia e Librit” studime letrare nga Aleksandër Stipçeviq dhe libri i titulluar “Monteskje” me studime historike nga autori Luis Degrav. Ndërkohë për admiruesit e poezisë ka dalë në shitje libri i autorit Stefan Çapaliku, i titulluar “Fjalë për fjale”. Por shtëpitë botuese kanë menduar edhe për lexuesit e vegjël, me dy libra të rinj, “Përrallat e rrugës Broka” dhe “Shtëpia e Diellit” nga Dalan Shapllo./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme