Spartak Ngjela optmist për komisionin e listave të votuesve – (11 Mars 2001)


Spartak Ngjela optmist për komisionin e listave të votuesve – (11 Mars 2001)

19:49 11/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deputeti legalist Spartak Ngjela është shfaqur optimist për funksionimin e komisionit parlamemtar për verifikimin e listave të votuesve. Sipas Ngjelës, prishja e komisionit nga mazhoranca, do të nënkuptonte prishjen e marrëveshjes pozitë-opozitë. Ngjela shpreson se socialistët kanë ndërruar mendjen për pjesëmarrjen e tij në këtë komision.

Spartak Ngjela:- “Nuk besoj se kemi të bëjmë më një qëndrim personal ndaj meje. Ai është një qëndrim politik, trajektorja e të cilit besoj se do të riparohet, se ndryshe humbet marrëveshja kuptimin e saj”.

Gazetari:- Nga ana ligjore, mund të rivotohet kandidatura juaj?

Spartak Ngjela:- “Nuk ka ndonjë pengesë ligjore, sepse votimi nuk është bërë normal, për faktin se është deklaruar se kanë dalë vetëm 4, në fakt këto dalin 6. Në këtë komision nuk nisemi me qëllime tendencioze, ne nisemi për të gjetur të vërtetën”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme