Kursi i këmbimi valutor, rritet euro – (11 Mars 2001)


Kursi i këmbimi valutor, rritet euro – (11 Mars 2001)

09:21 11/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kursi i këmbimit valutor gjatë kësaj jave në kryeqytet, u mbyll me disa luhatje të lehta të dollarit amerikan, kundrejt monedhave evropiane. Kështu një dollar amerikan, në tregun e zi të valutës këmbehej me 142.5 lekë në blerje dhe 142.7 lekë në shitje. Marka gjermane që duket se është forcuar disi në tregun tonë me 2 pikë, blihej me 677 lekë dhe shitej me 679 lekë.

Lireta italiane ashtu si dhe një javë më parë qëndron në të njëjtat kuota, 0.682 lekë në blerje dhe 0.684 lekë në shitje. Ndërsa dhrahmia greke këmbehej me 3.88 lekë dhe blihej me 3.9 lekë. Në javën që sapo u mbyll, monedha europiane euro, u mbyll me një kuotim më të lartë se një javë më parë. 1 euro këmbehej me 0.932 dollarë./tvklan.al






Të ngjashme