Institucionet kulturore në Shkodër ngelen në harresë – (11 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shkodra, qyteti kulturor i traditave dhe humorit, ka vite që rri në heshtje. Institucionet kulturore janë lënë në harresë. Kjo është kinema Republika, ku ndërtesa e amortizuar prej vitesh nuk funksionon për asgjë. Godina e teatrit Migjeni, pas heqjes së kioskave ka mbetur kështu. Mbeturina, në vend të lulishtes.
Mungesa e aktiviteteve artistike, teatrit, estradës, ka bërë që salla e këtushme të kthehet vetëm në sallë mbledhjesh për partitë e shoqatat. Në sheshin para stadiumit të qytetit të Shkodrës, syri të zë vetëm tregtarë që shesin. Po në këtë gjendje ka mbetur edhe biblioteka e qytetit./tvklan.al