Gjobë nëse festohet me përqafime


Gjobë nëse festohet me përqafime

12:29 28/12/2020

Futbolli belg penalitete në periudhën e pandemisë

Organizatorët e Ligës Belge të Futbollit kanë vendosur të sanksionojnë me një karton të verdhë dhe një gjobë prej 750 Eurosh për lojtarët dhe anëtarët e stafit që përqafojnë njëri-tjetrin gjatë festimeve në fushë.

Një masë e domosdoshme është cilësuar nga Pro League, që përfshin kategorinë e parë dhe të dytë, në kushtet e pandemisë së Covid-19. Sipas Ligës Belge të Futbollit do të ketë edhe penalitete për klubet.

Skuadrat e divizionit të parë do të sanksionohen me 10 mijë Euro gjobë, ndërsa ato të divizionit të dytë me 5 mijë.

Paratë e mbledhura nuk do të shkojnë në arkat e Pro League, por për bamirësi për një shoqatë jofitimprurëse që kujdeset njerëzit që jetojnë vetëm.

Protokollet për zhvillimin e ndeshjeve janë bërë gjithmonë e më strikte gjatë prej Covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme