Misteri i vrasjes së manjatit të lojërave drejt zbardhjes


Misteri i vrasjes së manjatit të lojërave drejt zbardhjes

21:02 28/12/2020

Policia kineze ka dalë në përfundimin se manjati kinez i cili u vra në ditën e Krishtlindjeve është helmuar.

Lin Qi, 39 vjeç, ishte presidenti dhe drejtori ekzekutiv i një kompanie zhvillimi lojërash, që njihet më së shumti për lojën e famshme strategjike Games Of Throne: Winter is Coming.

I dyshuari kryesor mbetet një prej kolegëve të Lin. Pasuria e 39-vjeçarit mendohet se arrin në  960 milionë Dollarë. Shumë prej punëtorëve dhe ish-punonjësve të kompanisë së tij Yoozoo u mblodhën të premten për të vajtuar humbjen e tij.

Lin Qin përveç fitimeve në industrinë e lojërave kishte hyrë edhe në atë të prodhimit të filmave. Sipas mediave i dyshuari është një prej personave që merrej me prodhimin e filmave.

Ka zëra se manjati kinez është helmuar me një çaj të fermentuar kinez./tvklan.al






Të ngjashme