Fundoset anija me 19 persona në bord

Arkipelagu Novaya Zemlya

Fundoset anija me 19 persona në bord

19:00 28/12/2020

Një anije peshkimi ruse, me 19 persona në bord u mbyt këtë të hënë në ujërat e Arktikut, të detit Barents. 16 persona rezultojnë të zhdukur.

Një anije e cila ndodhej aty pranë arriti që të shpëtonte 2 anëtarë të ekuipazhit të anijes Onega dhe të nxirrte trupin e pajetë të një tjetri, përpara se peshkarexha të fundosej në arkipelagun e Novaya Zemlya. Një operacionin kërkim shpëtimi u ndërmor nga autoritetet, megjithatë mediat lokale shkruajnë se ka pak shpresa për të mbijetuar.

Besohet se anija u rëndua në peshë për shkak të akullit të akumuluar, duke bërë që të përmbysej.

Sipas asaj që shkruan BBC, kushtet atmosferike në zonë janë të këqija, me erëra të forta, stuhi dhe temperatura ekstremisht të ulëta./tvklan.al






Të ngjashme