Incidentet Kosovë-Maqedoni, ndihen edhe tek biznesi shqiptar – (12 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pasojat e incidentit ndërkufitar në Kosovë-Maqedoni, kanë filluar të ndihen edhe në Shqipëri. Më të shqetësuar duket se janë tregtarët, biznesmenët dhe agjencitë turistike. Në qytetin e Elbasanit, një punë të konsiderueshme të import-eksportit me jashtë e zë Turqia dhe vendet arabe.
Disa tregtarë të fuqishëm, kanë lidhur marrëdhëniet e tyre tregtare me këto vende, ndaj me mjetet e tyre përshkojnë çdo ditë të javës intinerarin Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri. Mirëpo ditët e fundit autoritetet e shtetit fqinj Maqedonisë, kanë nxjerr shumë pengesa ndaj tregtarëve që transportojnë me maune mallrat e tyre.
Tregtarët elbasanas pohojnë se pengesat ndaj biznesit të tyre, ndaj autoriteteve kufitare maqedonase, i kanë detyruar të humbin disa milion lekë mall. Tregtarët elbasanas, kanë kërkuar ndërhyrje të instancave shtetërore në përmirësimin e kësaj situate./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame