Gjendet i varur një person në portin e Durrësit – (12 Mars 2001)


Gjendet i varur një person në portin e Durrësit – (12 Mars 2001)

11:38 12/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjendet i varur në një vagon të braktisur, pranë kalatës lindore në portin e Durrësit 42 vjeçari Besnik Koni. Me profesion shofer, i një prej firmave që veprojnë në port dhe babai i dy fëmijëve, Besnik Koni, sipas familjes nuk kishte arsye të dukshme, për të ndërmarrë një veprim të tillë. Por sipas grupit hetimor që po merret me çështjen, rrethanat në të cilat është gjetur trupi, të çojnë në përfundimin se 42 vjeçari është vetëvarur. Gjithsesi ky grup po vazhdon hetimet për ngjarjen./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme