
“Love Story” mbyll me rekorde shikueshmërie episodin e 7-të
Përfundon aventura e dashurisë e Silvanës
Gjithë vëmendja e episodit të shtatë dhe të fundit për vitin 2020 i Love Story u fokusua në Shtëpinë e Dashurisë. Një mbrëmje surprizuese, plot dhurata, muzikë dhe argëtim mbizotëroi këtë të Hënë duke i dhuruar shikuesve emocionet e Natës së Vitit të Ri.
Saimiri ftoi në Shtëpinë e Dashurisë 10 vajzat për të kaluar çastet e fundit të vitit 2020, duke i rezervuar dhurata për secilën prej tyre, por nga ana tjetër edhe vajzat kishin ideuar dhurata për personalizuara për Princin e “Love Story”.
Ndërsa disa nga vajzat u argëtuan nën tinguj e muzikës, tre prej tyre patën takime private me Saimirin, ku sqaruan disa keqkuptime të cilat kishin lindur në episodet e mëparshme, ndërsa në fund i dhanë premtime njëri-tjetrit, rreth asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen mes tyre.
Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu finalizuan me sukses për këtë vit episodin e shtatë të “Love Story”, ndërsa premtojnë të tjera të papritura që pritet të zbulohen në javët në vazhdim, duke filluar nga data 4 janar.
Ndërkaq po mbrëmë, mbaroi edhe aventura e dashurisë e Silvanës në “Love Story”, pasi nuk arriti të merrte dot një trëndafil përballë Suelës.
“Love Story” rezervon të tjera surpriza nga e Marta në të Premte me prapaskenat e takimeve dhe intervistat e konkurrenteve, të cilat transmetohen çdo ditë në Klan Plus në orën 18:20 si dhe në kanalin e RTV Klan në Youtube.
Tv Klan