Sonila Bejtja betohet te Presidenti
Bejtja bëhet anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese
Sonila Bejtja është betuar sot para Presidentit të Republikës duke marrë zyrtarisht detyrën si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Sonila Bejtja plotësoi vendin e mbetur vaçant pas largimit të Besnik Muçit, i cili nuk kaloi dot Vetting-un.
Tashmë Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë dhe mund të marrë në shqyrtim çdo çështje që paraqitet për gjykim.
Tv Klan