Rritet numri i të prekurve me Covid-19
574 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Është përkeqësuar sërish situata e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë. Nga 2682 testime, pozitivë rezultuan 574 qytetarë. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19, e ndjekur nga Lezha me 41 raste, Elbasani me 23, Lushnja me 21 raste, Fieri me 19 dhe Durrësi me 18 raste të reja.
Por teksa rastet e infektuara janë rritur, rënie ka pësuar numri i jetëve të humbura. Nga 11 jetë të humbura që u shënuan një ditë më parë, në këto 24 orë, 6 qytetarë nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Viktimat janë të moshave 65-88 vjeç, mes të cilëve edhe mjeku 73- vjeçar Hiqmet Musta, 3 qytetarë nga Tirana, 1 nga Elbasani dhe 1 Berati.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se ai i të prekurve. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Tv Klan