Ministria e Shëndetësisë shton listën e barnave që rimbursohen – (14 Mars 2001)


Ministria e Shëndetësisë shton listën e barnave që rimbursohen – (14 Mars 2001)

10:39 14/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këta janë të sëmurët me veshka që presin më gjatë në dyert e pavioneve, për t’u shëruar. Përveç problemeve që ata kanë me shëndetin e tyre, duhet të përballojnë edhe shpenzimet e blerjes së ilaçeve, që për një familje me një rrogë të vogël nuk e ka mundësinë, pasi çmimet e barnave janë të papërballueshme. Për këtë Ministria e Shëndetësisë, ka shtuar në listën e barnave që rimbursohen 7 medikamente të reja.

Çmimet e këtyre ilaçeve pa rimbursim, variojnë nga 3 mijë lekë të reja deri në 13 mijë lekë të reja. Ndërsa tani të futura në listën e medikamenteve, që rimbursohen, ata që nuk kanë lekë do t’i blejnë duke paguar vetëm 10-20% të çmimit. Ndërkohë një grup tjetër ilaçesh, tepër të shtrenjta, pritet të vendoset nga këshilli i ministrave, për t’u futur në listën e barnave të rimbursuara./tvklan.al






Të ngjashme