Spitalet dhe Urgjenca Kombëtare në gatishmëri


Spitalet dhe Urgjenca Kombëtare në gatishmëri

13:01 30/12/2020

Manastirliu: Ekipe shtese në ditët e festave

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga spitali i traumës tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore.

“Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona”,

Edhe pse nuk do të lejohen grumbullimet në shesh, sërish në gatishmëri janë planifikuar të jenë 9 ekipe të urgjencës.

“Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar.

Tv Klan






Të ngjashme