Sulm me bombë në një autobus, dhjetëra të vrarë në Siri
Të paktën 28 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm në Siri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se me viktimave janë dhe pjesëtarë të qeverisë siriane.
Numri viktimave ende nuk është i saktë, por mendohet deri tani kanë humbur jetën 28 persona, mes tyre dhe ushtarë sirianë. Ky vlerësohet të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga mposhtja e Shtetit Islamik vitin e kaluar.
“Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga rënia e IS-it vitin e kaluar“, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.
Ai shtoi se autobusi u sulmua afër fshatit Shula nga xhihadistët të cilët shpërthyen bomba buzë rrugës përpara se të hapnin zjarr ndaj ushtarëve që i përkisnin divizionit të 4-të të ushtrisë. Dy autobusë të tjerë që ishin pjesë e autokolonës arritën të shpëtonin.
Edhe pse akuza është ngritur kundër grupit të ISIS, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./tvklan.al