Merr flakë shtëpia, asfiksohen burrë e grua
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri” rreth orës 14:31.
Si pasojë e zjarrit, janë asfiksuar dhe shfaqën probleme me frymëmarrjen çifti i bashkëshortëve, M.H. dhe L.H.
Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave. /tvklan.al