Covid-19 pezullon boksin britanik
Shtyhen sfidat që vlejnë për titullin europian
Sporti britanik po ndjen pasojat e rritjes së infektimeve me Covid-19 që kanë arritur në thuajse 60 mijë në ditë. Autoritetet vendosën që të ndalojnë për muajin Janar sfidat e boksit.
Bordi i Britanik i Boksit mori këtë vendim për të ndihmuar në uljen e rasteve pozitivë në vend. Kjo do të thotë që mes të tjerave nuk do të zhvillohen 2 sfida të parashikuara dhe që vlejnë për tituj europianë.
Scot Lee McGregor kishte planifikuar të përballjen me francezin Karim Guerfi më 22 Janar, ndërsa Josh Kelly kishte duelin me rusin David Avanesyan më 30 Janar.
Prej rasteve me Covid-19 mes sportistëve janë shtyrë edhe disa ndeshje të Premier League.
Tv Klan