Ulet numri i viktimave nga Covid-19
3 persona humbën jetën dhe 447 u infektuan në 24 orët e fundit
Shqipëria shënon numrin më të ulët të humbjeve të jetës nga Covid-19 në muajt e fundit. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 3 persona. Viktimat janë 2 nga Tirana dhe 1 nga Fieri, të moshës 65-81 vjeç.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 1193 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë janë rritur sërish infektimet në vend. Brenda një dite 447 persona janë infektuar nga Covid-19, nga 2309 testimeve.
Tirana ka numrin më të lartë të rasteve të reja, më pas vjen Durrës, Korça, Lezha, Vlora dhe Lushnja.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata në 4 spitalet Covid paraqitet normale, me 295 pacientë të shtruar, ku 32 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Ndërkohë 295 persona e kanë fituar betejën me Covid-19. Në vend janë rreth 23 600 raste aktive me koronavirus, ku sërish Tirana ka më shumë se gjysmën dhe më pas vjen Fieri, Shkodra e Durrësi.
Tv Klan