Bashkia Shkodër nis aksionin për prishjen e kioskave (7 Mars 2001)


Bashkia Shkodër nis aksionin për prishjen e kioskave (7 Mars 2001)

09:59 07/03/2001

Në qytetin e Shkodrës ka filluar faza e dytë e aksionit antikioskë. Janë prishur ndërtimet pa leje dhe kioskat tek kryqëzimi i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, agjensia e autobusëve dhe në Parrucë. Dy javë më parë ishin bërë njoftimet që kioskat do të prisheshin, por pronarët e tyre kanë qëndruar deri në momentet e fundit me shpresë se nuk do të prisheshin.

Megjithatë një pjesë prej tyre kanë filluar çmontimin e kioskave për të shpëtuar ato që mundin pa u prishur. Për disa u desht ndërhyrja e fadromës. Policia kishte marrë masa të larta sigurie për mënjanimin e incidenteve të mundshme./tvklan.al






Të ngjashme