Zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave


Zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave

11:29 04/01/2021

Kolaudimi i automjeteve do të shtyhet me një periudhë 3-mujore. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin që çon në zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik.

“Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre me një periudhë prej tre muajsh”, thuhet në vendim.

Akti normativ ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është firmosur përveç Ramës edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku./tvklan.al






Të ngjashme