Saimiri i plotëson dëshirën Valentinës, takim romantik dhe xhiro me kuaj


Saimiri i plotëson dëshirën Valentinës, takim romantik dhe xhiro me kuaj

21:28 04/01/2021

Ka startuar mes emocionesh e surprizash edhe nata e 8-të e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri këtë herë kishte rezervuar tre takime.

Valentina ka qenë një ndër të zgjedhurat e tij këtë javë, në një takim që ajo ia kishte shprehur si dëshirë edhe më parë.

Dyshja kanë kaluar disa momente romantike bashkë, duke bërë edhe gara me kuaj.

https://youtu.be/i31sQnDaGUs

Saimiri: Cila është eksperienca më e bukur që ke pasur me kuajt?

Valentina: Besoj kur isha në Marok. Bëra xhiro me kuaj në breg të detit dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur.

Saimiri: Unë kur kam qenë i vogël, pashë një kalë shumë të bukur dhe doja patjetër të hypja, por nuk dija të kalëroja. Unë rashë mbrapsht. Që aty thashë lëre se nuk qenka sport për mua.

Valentina: Sot besoj se do ndërrosh mendje.

Saimiri: M’u duke shumë e lumtuar nga kuajt, por shpresoj mos ta kesh vetëm nga kuajt këtë lumturi, por të jesh ndjerë mirë edhe me mua.

Valentina: Kuajt më japin një sens lirie, pavarësie, ashtu siç jam edhe unë vetë, e fortë dhe e lirë.

Saimiri: Nga shtëpia çfarë të kanë thënë, e kanë ndjekur programin?

Valentina: Babi më ka ndjekur, më ka suportuar. Do të doja shumë që edhe mami. Mamin e kam pasur si motër, si shoqe. Këtë marrëdhënie që kam me Shqipërinë besoj se është edhe nga mami sepse ajo e donte shumë vendin e vet.

Unë kur vij këtu ndjej sikur jam më afër mamit. E kam humbur në një moshë që mami duhet shumë, në adoleshencë. Jam shumë e sigurt që dashuria do më ndihmojë.

Saimiri: Bravo! Dhe shqipen e flet kaq mirë!

Valentina: Shqipen e kam folur që kur isha e vogël, sepse mami në shtëpi më fliste shqip. Edhe kur vija në Shqipëri u thoshte kushërirave mos i flisni vajzës italisht. Ti kur je në shtëpi çfarë gjuhe flet?

Saimiri: Flasim shqip në shtëpi, gjithmonë. Flet gjuhë tjetër apo?

Valentina: Po, flas pesë gjuhë. Anglisht, frengjisht, spanjisht, italisht dhe shqip. Të dua si i thuhet në gjermanisht?

Saimiri: Të dua thuhet “Ich liebe dich”!

Valentina: Në çfarë gjuhe të pëlqen të thuash më shumë të dua? Mua më pëlqen më shumë ta shpreh dashurinë time në gjuhën shqipe.

Saimiri: Ti ke arritur ti thuash një njeriu të dua?

Valentina: Mund të kem pasur pëlqime, por të kem dashur vërtetë një person nuk besoj. Çfarë të pëlqen më shumë tek një femër?

Saimiri: Të jetë një vajzë e lirë, të jetë e zonja e vetes. Një femër e pavarur, e vlerësoj shumë.

Valentina: Ke patur ndonjë gabim këtu në Love Story? Diçka që je penduar?

Saimiri: Nuk jam perfekt, edhe unë gaboj! Por përpiqem që të bëj më të mirën. Diçka që jam penduar…që pse nuk kanë ardhur vajzat e reja që në fillim.

Valentina: Me asnjë vajzë nuk je penduar se si je sjellë?

Saimiri: Unë përpiqem t’i respektoj vajzat, të gjitha. Tirana, Shqipëria është shumë e vogël dhe marr mesazhe nga më të ndryshmet. Më çojnë foto, video, shoqet e veta ose të afërmit që tregojnë fytyrën e vërtetë të vajzave që janë këtu në program.

Këto gjëra i mbaj për vete, nuk i tregoj. Por kur i eliminoj kam arsyet e mia pastaj. Shumë kanë ardhur këtu për famë, hiqen ndryshe nga ç’janë.

Valentina: E kuptoj!

Saimiri: Do bëjmë një garë me kuaj apo jo!/tvklan.al






Të ngjashme