Situata në Maqedoni, shqiptarët e Tetovës braktisin qytetin – (15 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në Maqedoni, po ndihen ethet e luftës. Shumë banorë shqiptarë të Tetovës po lënë qytetin e tyre nga frika e luftës. Një pjesë kanë shkuar në kryeqytetin Shkup dhe të tjerë në drejtime të ndryshme. Nëpër rrugët e Tetovës kishte shumë pak kalimtarë, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Ndërkohë në Tetovë, por edhe në Shkup, u ndje paniku për karburant dhe ushqime. Në Shkup pati radhë të gjata të makinave, që prisnin të furnizoheshin. Zgjerimi i konfliktit mund të sjellë mungesa. Kjo grua maqedonase në Shkup, thotë se do donte, që të dy komunitetet të jetonin së bashku, asnjë nuk e do luftën, shton ajo./tvklan.al