Shqipëria në pritje të vaksinës


Shqipëria në pritje të vaksinës

15:38 04/01/2021

Ulqinaku: Nuk mund të rrezikojmë vetëm një dozë

Prej disa ditësh Anglia ka hyrë në debatin nëse duhet të vijojë me skemën e injektimit të dy doza vaksine antiCovid apo ta kalojë në variantin e një doze për të rritur numrin e të vaksinuarve. Përballë kësaj dileme, epidemiologu Dritan Ulqinaku njëherazi dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik në vendin tonë thotë se një dozë është e pamjaftueshme.

“Britania po përjeton një situatë epidemiologjike nga më të rëndat që prej fillimit të vitit. Nuk duhet të ndryshojë kalendari i vaksinimit. Nuk mund të riskojmë që të bëjmë vetëm një dozë të vetme, e cila të mbron në një përqindje shumë më të ulët se sa dy doza”.

Shqipëria është në pritje të fillimit të injektimit të vaksinës në grupet e riskut.

“Personeli mjekësor do jetë i pari, duke u sjellë më pas tek grupet më të prekura tek 70 vjeç e sipër do jenë më prioritarët në aspektin e vaksinimit. Në varësi do shohim edhe grupet e tjera që janë mësuesit, policia etj.”, tha ai.

Vendi ynë do të injektojë dy doza vaksinë tek çdo person i riskuar. Sa i takon variantit e ri të Covid-19, ende nuk është izoluar asnjë rast.

Tv Klan






Të ngjashme