Unaza e rekordeve me 12 638 diamante


Unaza e rekordeve me 12 638 diamante

08:40 06/01/2021

Krijuesi nuk i ka përcaktuar një çmim, nuk e shet

Kjo unazë në formë luleje përmban 12 638 diamantë të vegjël. Është fjala për një shifër rekord diamantësh ndaj dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes.  Ajo është punuar nga një tregtar indian bizhuterish që është vetëm 25 vjeç.

Quhet “unaza e mbarësisë” dhe ka një peshë prej 165 gramësh. Baza e unazës është argjendi. Çmimi ende nuk është përcaktuar pasi krijuesi i saj thotë se nuk do ta shesë kurrë pasi e konsideron si ëndrrën e realizuar, krenari të argjendarisë së tij.

Deri më tani, rekordin e mbante një unazë me 7 801 diamantë e krijuar po nga argjendarët indianë.

Tv Klan






Të ngjashme