Kolonel Koseni takim me nxënësit e Librazhdit, droga dhe të rinjtë – (15 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dje në ambientet e shkollës së mesme në Librazhd, drejtori i policisë së prefekturës së Elbasanit, kolonel Edmond Koseni, zhvilloi një takim me mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Qëllimi i ardhjes së kreut të policisë këtu, ishte fakti se si duhet ndihmuar rinia e sotme, për t’iu shmangur rrugës së drogës dhe krimit.
Kolonel Koseni foli me të rinjtë, për efektet negative të drogës dhe për ndihmën që duhet t’u japim atyre të rinjve që i janë futur kësaj rruge. Aty drejtuesi i policisë, foli dhe për luftën që policia e këtij rrethi, ka bërë kundër trafikantëve të drogës, ku ka përmendur dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge. Në vizitën e tij, këtu kolonel Koseni shoqërohej dhe nga funksionarë të lartë të policisë së prefekturës dhe të qytetit të Librazhdit./tvklan.al