Delegacion i NATO-s mbërrin në Tiranë, strategjia ushtarake e Shqipërisë – (15 mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një delegacion i NATO-s ka mbërritur në Tiranë, për të vëzhguar ecurinë e programeve, në kuadër të anëtarësisë në aleancën euroatlantike. Delegacioni është takuar sot me kryeministrin Meta, i cili theksoi se ky integrim, ka shumë rëndësi për vendin tonë. Sipas tij, për të mbështetur këtë qëllim, janë marrë një sërë masash të drejtpërdrejta.
Gjatë takimit me Kryeministrin Meta, por dhe me Ministrin e Mbrojtjes Ismail Lleshi, anëtarët e delegacionit të NATO-s, pasi vlerësuan arritjet në Shqipëri, vërejtën se duhet bërë një përpunim më i saktë i strategjisë ushtarake në vendin tonë. Ata theksuan, se mbetet shumë për të bërë në të ardhmen, në mënyrë, që Shqipëria të jetë një kandidate serioze, për t’u anëtarësuar në NATO.
Gjatë takimeve është biseduar dhe për zhvillimet e fundit në luginën e Preshevës, në Tanushë, e së fundi në Tetove./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego