Nga Maqedonia vazhdojnë të vijnë refugjatët shqiptare (8 Mars 2001)
Refugjatët shqiptarë që vijnë nga Maqedonia nuk reshtin në pikat kufitare me Shqipërinë. Në Qafë-Thanë kanë kaluar kufirin 25 autovetura me rreth 60 refugjatë. Sipas komandantit të pikës së kontrollit kufitare Ylvi Mullai, janë marrë të gjith masat për të përballuar ndonjë fluks më të madh refugjatësh nga Maqedonia. Edhe autoritetet maqedonase të pikës kufitare janë vënë në gjendje gadishmërie./tvklan.al