Gjendet e vdekur stjuardesa 23-vjeçare, 11 burra akuzohen për përdhunim dhe vrasje
11 persona janë akuzuar nga policia për përdhunimin dhe vrasjen e një stjuardese 23-vjeçare. Christine Angelica Dacera u gjet e vdekur në një vaskë hoteli në Filipine natën e Vitit të Ri.
23-vjeçarja po festonte ndërrimin e viteve me miqtë e saj. Pas hetimeve, policia zbuloi se ka arrestuar 11 persona të cilët kanë qenë me stjuardesën natën e festimeve.
Nga 11 të akuzuarit, vetëm 3 ishin miqtë e 23-vjeçares, ndërsa të tjerët praktikisht ishin persona të huaj për të, pasi ishin të njohurit e miqve të stjuardesës.
Të gjithë janë akuzuar për përdhunim dhe vrasje. Nga ekspertiza mjeko-ligjore është arritur në konkluzionin se Christine Angelica Dacera ishte abuzuar seksualisht dhe më pas ishte vrarë. Në trup kishte mavijosje dhe gërvishtje.
Për herë të fundit, Christine kishte postuar në Instagram në datën 28 Dhjetor, ku shkruante se ishte fluturimi i fundit për vitin 2020. /tvklan.al