Prindërit biologjikë e dhuruan në familjen e hallës, vajza: Xhaxhi kur u diagnostikua me tumor nuk…


Prindërit biologjikë e dhuruan në familjen e hallës, vajza: Xhaxhi kur u diagnostikua me tumor nuk…

14:40 05/01/2021

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka ardhur një vajzë 23-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e veçantë dhe të rrallë të jetës së saj. Ajo ka treguar se është birësuar që në moshë të vogël nga halla dhe xhaxhai i saj pasi ata nuk mund të bënin dot fëmijë.

Ariela ka qenë shumë e lidhur me xhaxhin e saj veçanërisht, kështu e ka thirrur gjithmonë burrin e hallës, të cilin e ka dashur dhe konsideruar përtej babait.

Në moshën 58 vjeçare, xhaxhi i saj  u diagnostikua me tumor, sëmundje të cilën e luftoi me vullnet të hekurt për 12 vite. Ariela është shprehur se marrëdhënia me xhaxhin e saj ka qenë shumë e ngushte dhe ajo fliste për gjithçka me të sepse e kuptonte mjaft mirë dhe ka qenë një model frymëzimi për të.

Mirela Milori: Ti u zhvendose me ta, dua të di marrëdhënien tënde me familjen biologjike.

Ariela Dema: Kjo është pjesa që shumica e njerëzve që dëgjojnë historinë time, nuk e kuptojnë. Ajo që kanë bërë prindërit e mi, nuk ka qenë aspak e lehtë dhe unë ia di një lloj merite në gëzimin që i kanë dhënë familjes së hallës dhe xhaxhit sepse sado që kisha dëshirën time për të shkuar tek ata, normalisht që nëse prindërit të ndalojnë unë nuk isha në një moshë që të vendosja për veten. Ata ranë dakort me dëshirën time dhe jeta filloi normalisht. Kanë ardhur gjërat shumë natyrshëm dhe në fakt kur i mendoj gjërat, ndonjëherë dhe habitem.

Halla dhe xhaxhi më ndihmojnë që unë të mbaj një lidhje shumë të ngushtë me familjen time biologjike. Madje në pushimet e verës xhaxhi më thoshte gjithmonë shko nga mami, rri ca ditë atje, rri një muaj, rri me vëllain sepse vitet do ikin dhe nuk duam që të kesh ndonjë pishmanllëk. Unë gjithmonë e them se kemi qenë si një familje e madhe dhe e lumtur. Jam shumë krenare dhe mirënjohëse dhe them që Zoti më ka sjellë një fat shumë të madh. Unë kam dy familje dhe dy prindër dhe i them me shaka tim shoqi që ke dy vjehrra, je me fat se ke dy vjehrra.

Mirela Milori: Me kë i ndaje këto situatat e pasigurisë tënde?

Ariela Dema: Bashkëshorti i hallës, ka qenë përtej çdo figure. E kam pasur mik, shok, baba dhe kaluar babait, do të thotë që çdo gjë unë flisja me të. Ato hapat e jetës, ato dilemat e jetës unë i flisja me të. Ndjeja se ai më kuptonte më mirë se kushdo, kishim një kod komunikimi shumë të veçantë, kuptoheshim edhe me sy. Ka qenë model frymëzimi dhe këtë nuk e them vetëm unë, por kushdo që e ka njohur, di që ka qenë një njeri i mrekullueshëm dhe i adhurueshëm.

Në vitin 2008 ai diagnostikohet me një sëmundje tumoriale, megjithatë nuk e pashë asnjëherë të humbiste shpresë. Ka qenë shumë optimist dhe i jepte vetes një lloj force që është e vështirë ta gjesh në ditët e sotme. Ai luftoi për 12 vite me sëmundjen tumoriale femërore e cila kishte tendencën të kthehej gjithmonë, por këtu ka dhe një vlerë shumë të madhe halla ime. Përkushtimi i saj ka qenë i pakrahësueshëm. Janë njerëz shumë të rrallë dhe nëse unë jam kjo që jam sot me të tilla përmbushje dhe ky person që jam formuar, jam vetëm fal tyre. /tvklan.al






Të ngjashme